Vrasësi i 4 – vjeçarit Almir Aliu: “Nuk ndihem fajtor”

“Nuk ndihem fajtor”, kështu mësohet të jetë shprehur para gjykatës Boban Iliç, personi i cili akuzohet se Qershorin e vitit të shkuar përplasi për vdekje 4 – vjeçarin Almir Aliu, në afërsi të spitalit të Kumanovës.

Përpos vrasjes së të miturit, Iliç akuzohet edhe për tentativë vrasje të dy prindërve të Almirit.

KlanKosova shkruan se avokati i Iliç, Stefan Pavlovski tha se ky është rast i rëndë, jo vetëm në pjesën ligjore, por edhe në aspektin njerëzor, sepse klienti i tij ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur disa të tjerë.

Almir Aliu humbi jetën pasi u përplas me veturë qëllimisht nga Iliç, pas një zënke që ky i fundit pati me familjen e vogëlushit të ndjerë.

Incidentit i parapriu një debat për arsye banale. Familja shqiptare lejoi të hyjë pa radhë një të moshuar me fëmijë, në qendrën shëndetësore në Kumanovë dhe për këtë arsye, i dyshuari i Boban Iliç u irritua dhe ndërmori aktin e rëndë./tvklan.al

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura