Një burrë në Turqi rrëfeu në transmetim direkt se kishte përdhunuar një vajzë 4 – vjeçare dhe më pas e kishte vrarë atë.

Himmet Akturk u shfaq në programin turk që heton drama në familje, për çështjen e zhdukjes së Irmak Kupal, 4 – vjeçares së zhdukur teksa po luante jashtë shtëpisë së saj në perëndim të Turqisë.

Prezantuesja Muge Anli e shtyu Akturk që të tregonte çfarë kishte ndodhur, përpara se ai të pranonte më në fund krimin makabër që kishte bërë. Burri u vu në pranga dhe u mor në pyetje nga policia, ku siç shkruan “The Independent”, pranoi se e kishte përdhunuar të miturën e më pas e kishte mbytur dhe e kishte varrosur.

Ai thuhet se pranoi se e kishte futur fillimisht trupin e 4 – vjeçares në një qese dhe e kishte hedhur në një kosh publik plehrash.

Pasi kishte kuptuar se të nesërmen koshi nuk ishte pastruar e kishte marrë trupin dhe e kishte varrosur në një varrezë të zonës.

Pas rrëfimit të Akturk, policia kërkoi në zonë dhe gjeti trupin e të voglës 2 ditë më vonë./tvklan.al