Policia ka arrestuar dy djem pasi ata kanë shkatërruar një biznes prodhimi mjalti dhe vrarë një gjysmë milioni bletësh në një fermë në Iowa, SHBA. Djemtë të moshës, 12 dhe 13 vjeç, janë akuzuar se kanë gjuajtur me gurë mbi 50 koshere në fermën e mjaltit Wild Hill në qytetin Sioux që shkaktuan gjysmën e milion bletëve të ngrijnë për vdekje në fund të dhjetorit.

Sipas

The Independent

 pronari i Wild Hill Honey Justin Engelhardt pohoi se djemtë kishin shkaktuar një dëm prej 60 mijë dollarësh në atë që ai e quajti një veprim “krejtësisht të pa kuptimtë”.

Ai tha për gazetën lokale Sioux City Journal:

“Ata goditën çdo koshere, duke vrarë të gjitha bletët. Ata na shkatërruan plotësisht”.

Engelhardt tha se ai dhe gruaja e tij kishin zbuluar shkatërrimin më 28 dhjetor, kur ata shkuan për të hequr borën nga kosheret.

Zona ku dyshohet se ka ndodhur krimi është e largët dhe nuk  besohet të ketë qenë ndonjë dëshmitar i pranishëm. Policia thotë se ata i identifikuan të dyshuarit pas një sërë informacionesh nga personat lokalë.

Djemtë janë akuzuar për keqtrajtim të objekteve të kafshëve bujqësore, vjedhje, si dhe për keqbërje të rëndë. Nëse dënohen, ata mund të përballen deri në 10 vjet burg dhe gjobë deri në 10,000 dollarë./tvklan.al