Gjykata e Tiranës ka rikthyer në burg Eugen Bitrajn, si dhe Kridens e Marsel Allën, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen 22-vjeçarit Marvi Mihali.

Më 11 Maj të këtij viti, kjo gjykatë vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre të akuzuarit e mësipërm, me akuzën “moskallëzim krimi”. Ndërsa Dejvi Bitraj, i akuzuar për vrasje u la në burg.

Por tashmë edhe për tre të rinjtë e liruar ndryshon masa e sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest në burg” dhe pritet që ndaj tre të akuzuarve të lëshohen urdhër-arreste. Prokuroria ndryshoi kualifikimin e veprës penale për ta nga “moskallëzim krimi” në vrasje të kryer në bashkëpunim.

Lirimi i tre të akuzuarve për vrasjen e të riut Marvi Mihali në Korrik të vitit të shkuar në Tiranë, shkaktoi reagime të forta nga prindërit e tij, si dhe nga qytetarë të ndryshëm në rrjetet sociale.

/tvklan.al