Elidona Demiraj 25-vjeçarja nga Tropoja që u masakrua me thikë një javë më parë nga bashkëkombasi i saj, i identifikuar si Arber Rexha, nuk është vrarë se refuzoi të dilte me të për kafe.

Babai i viktimës, në një shkrim në rrjetet sociale, zbulon të dhëna të reja mbi vrasësin e Elidonës, por pa saktësuar aryset e krimit që i mori jetën vajzës së tij.

Sipas Halil Demiraj, emri i vërtetë i Arbër Rexhës është Lulëzim Qeleposhi, dhe ai ishte bashkëshorti i vajzës së tij. Demiraj sqaron se ai e kishte marrë vajzën e tij prej 3 muajsh në Angli, ku ai jetonte me emër të ndryshuar.

Ata ishin të fejuar prej tetorit të 2013,  dhe prej nëntorit të vitit të shkuar jetonin në Londër si të martuar, në një banesë në Islington në periferi të kryeqytetit londinez, aty ku u gjet e vrarë mbrëmjen e 31 janarit 25-vjeçarja.

Policia londineze e arrestoi menjëherë në vendngjarje Qeleposhin, i njohur me emrin Arbër Rexha, por deri tani nuk është dhënë asnjë detaji mbi arsyet e krimit.

Tv Klan