Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje për sot Samuel Ndokës, që të marrë pjesë në varrimin e babit të tij Aleksandër Ndoka.

Ky i fundit, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, u ekzekutua me armë dje në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Djali i të ndjerit, do të shoqërohet nën masa sigurie në varrimin e të atit dhe më pas do të rikthehet në qeli. Samuel Ndoka ndodhet me masë sigurie “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Ai u arrestua në fund të Tetorit të këtij viti me pistoletë. Samuel Ndoka ka qenë në kërkim për plagosje të lehtë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Të gjitha këto akuza kanë të bëjnë me dhunimin e aktivistit të LSI-së në ditën e zgjedhjeve më 25 Qershor. /

tvklan.al