Këngëtarja Aurela Gaçe ka shprehur dhimbjen për vrasjen e studentes 21-vjeçare Ariela Murati, e cila u qëllua për vdekje nga 23-vjeçari Aldison Belulaj.

Në një postim në Facebook, Aurela Gaçe ngre shqetësimin e këtij fenomeni që është i përsëritur në Shqipëri.

Ajo madje shpreson që ngjarje të tilla të mbyllen me tragjedinë që ndodhi dje në Tiranë dhe të mos përsëriten.

“Qysh dje s’dija si të shprehja atë që mendoja, atë që ndjeja. Qysh dje e dashur Ariel doja të ngushëlloja familjen tënde, paçka se nuk njiheshim, por s’dija si pasi dhimbja e humbja për ta duhet të jetë aq shkatërruese. .. paçka se nuk njiheshim, unë e dashur Ariel të them se secila nga ne është nga pak TI . Po po, mos u çudit. Secila nga ne . U prehsh në paqe engjëll e qosh e fundit e kësaj katrahure e çmendurie njerëzore. Zoti u lehtësoftë dhimbjen prindërve”,

është mesazhi i Aurelës.

Studentja e drejtësisë Ariela Murati u vra me armë nga Aldison Belulaj, i cili më pas qëlloi edhe veten, por është i plagosur në gjendje të rëndë. Hetimet janë fokusuar në pistën e krimit për pasion, pasi dyshohet se vajza kishte refuzuar të lidhej me 23-vjeçarin.

/tvklan.al