Një muaj pas vrasjes së biznesmenit qipriot Phanos Kalopsidiotis dhe tre personave të tjerë, nuk dihet asgjë për Aleks Burrelin, autori kryesor i dyshuar i krimit.

Nga hetimet e deri më tanishme, vrasja është kryer me porosi të klaneve mafioze të drogës. Por, një burim i besueshëm i policisë i tha një televizioni lokal i quajtur “Tv One”, se nuk përjashtohet mundësia që Burreli mund të jetë vrarë nga ata që kanë porositur krimin, për të humbur përfundimisht gjurmët.

aleks burrelii

Metoda është e përdorur gjerësisht në krime të bujshme si ai i 23 qershorit Ayia Napa, të Qipros. Më 7 korrik, ishte marrë një informacion se pranë një dige mund të gjendej trupi i pajetë i Burrelit, por kërkimet edhe me polumbarë nuk nxorën asnjë detaj në dritë.

Ka dyshime se trupi i 41-vjecari nga Shqipëria të jetë zhdukur. Ndërkohë, ka dyshime të arsyeshme se në krim janë përfshirë edhe punonjës policie në vrasjen e katërfishtë. Në momentin e krimit, në restorant ndodheshin edhe dy policë, njëri prej të cilëve mbeti i vdekur e tjetri i plagosur.

Në këtë ngjarje mbetën të vrarë biznesmeni qipriot një polici së bashku me gruan e tij dhe Jani Vogli atentatori i dytë. Vogli nga ekspertiza balistike e kryer është vrarë nga arma e Aleks Burrelit. Ndërsa ky i fundit dyshohet se u vra nga porositësit e krimit./TV KLAN