Kur ka kaluar më shumë se një vit (8 prill 2017) nga vrasja e ish – Drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për Mikel Shallarin dhe i kanë kërkuar gjykatës që ta ligjërojë atë si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Kjo kërkesë për Mikel Shallarin do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Mikel Shallari ka pranuar vrasjen. 24-vjeçari nga Kuçova ka treguar emrin e personit që e ka porositur krimin. Ai është Bledar Jambelli, një emër jo i panjohur për policinë dhe vetë Artan Cukun në kohën kur kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

/tvklan.al