Në lagjen Nr. 9, në Durrës janë gjetur nga familjarët të vrarë me armë zjarri brenda banesës së tyre Hurme Çurri, 80 vjeç dhe Irsid Çurri, 23 vjeç.

 Efektivët e Policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje dhe në katin e dytë të banesës, në dhomën e gjumit u gjetën të vrarë me armë zjarri gjyshaj dhe nipi i saj.

 Pranë 23-vjeçarit u gjet një armë zjarri automatike e tipit kallashnikov. Banesa e viktimave u gjet e mbyllur nga brenda.

 Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan 19 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 10 copë fishekë të pa plasur, model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 fishek, i cili u gjend brenda folesë së fishekut  në armën e zjarrit automatike.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore proceduriale, si kqyrja e vendit të ngjarjes , kqyrja e  kufomave, marrja e deklarimeve familjareve të viktimave, bazuar edhe në mekanizmin e ndodhjes së ngjarjes, dyshohet se viktima Irsid Çurri, në kushtet e depresionit, fillimisht  ka vrarë me armë zjarri gjyshen e tij,  shtetasen Hurme Çurri dhe me pas është vetvrarë me armën e zjarrit automatike.

I riu ka qenë më parë i dënuar për vrasje, kryer në vitin 2010.

Irsid Çurri pas kthimit të tij nga Gjermania ka shfaqur shenja të depresionit. Nga kqyrja e kufomave nuk janë evidentuar shenja dhune./tvklan.al