Automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së dyfishtë, të ndodhur pasditen e së mërkurës në qytetin e Vlorës është gjetur i djegur rreth 2 orë pas ngjarjes së rëndë.

Automjeti në fjalë, i tipit “BMW” me targë AA 348 PC është gjetur në afërsi të Panajasë, pranë mbikalimit, i përfshirë nga flakët.

Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses. Sipas policisë, makina është dëmtuar pjesërisht.

Rreth orës 19:40 minuta, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të një lokali në qendër të Vlorës, duke lënë të vrarë në vend drejtorin e OSHEE të këtij qyteti, Roland Saliu dhe duke plagosur rëndë biznesmenin Erven Hyseni. Ky i fundit u dërgua në gjendje të rëndë për jetën në spital, ku dhe ndërroi jetë./tvklan.al