Vrasja e Ergys Gjioveshajt në Vlorë, Gjykata le në burg bashkëpunëtorin Gani Tozaj

Gani Tozaj 19 vjeçari i arrestuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Ergys Gjioveshjat në Vlorë të enjten e kaluar është lënë në burg nga gjykata. 19-vjeçari nuk ka deklaruar asnjë gjë në sallë gjatë seancës, por avokati i tij ka pretenduar se nuk ka qënë klineti i tij ai që ka qëlluar mbi viktimës.

Sipas mbrojtësit ai që vrarë 33-vjeçarin Gjiveshaj ka qenë Aranit Kondaj, i shpallur në kërkim nga policia. Pavarësisht këtij versioni për Tozajn është caktuar masa e sigurisë arrest me burg. Ergys Gjioveshaj u qëllua me 6 plumba për vdekje natën e 20 prillit në një lokal në zonën e “Ujit të ftohtë”. Sipas hetimeve të kryera deri tani ka qenë pikërisht Aranit Kondi ai që ka qëlluar mbi viktimën kjo e faktuar mbi pamjet e kamerave të sigurisë.

Mes personave të përfshirë në konflikt ka patur shkëmbim zjarrin. Në këtë ngjarje mbeten të plagosur tre persona.

Tv Klan


Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*