Në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë shfaqur pamjet e rrëmbimit të Gazmend Çollakut në parkimin e një lokali në Durrës 6 Janarin e 2016. Një nga të dyshuarit për këtë ngjarje është Denis Shtraza ndaj të cilit po zhvillohet një proces gjyqësor.

Në pamje duket viktima, i cili zbret nga makina e tij. Më pas 4 persona të tjerë dalin nga nja automjet me portobagazh dhe e fusin brenda me dhunë Çollaku. Nga filmimi rrëmbyesit nuk shquhen pasi cilësia është e dobët. Gjithashtu është e pamundur të dallohen veshjet e tyre, pasi nga dëshmitarë okular u tha se rrëmbyesit ishin me veshje policie.

Në seancën tjetër pritet përgjigja e GSP të makinës së Denis Shtrazës të vijë nga Gjermania. Përveç Shtrazës i pandehur në këtë proces ka qenë dhe ish-polici Ervin Dalipaj i cili u vra në një atenat në Sukth sëbashku me Xhino Dautajn.

Tv Klan