Përcaktohen shkaqet e vrasjes misterioze së vëllait te diktatorit koreano-verior. Policia konfirmoi se Kim Jong Nam ka vdekur si pasoje e helmimit me një toksine, e cila iu vu në fytyre nga dy gratë e filmuara në aeroport.

Megjithatë ato dyshohet se nuk janë të vetmet që kanë marrë pjesë në këtë atentat. Policia vendase ka marrë në pyetje një nga diplomatët e ambasadës koreano-veriore në Kuala Lumpur.

Hyon Kwang Song është vetëm njeri nga tre koreano verioret qe po kërkohet nga autoritetet e Malajzisë.

Mes tyre është edhe një punonjës i linjës ajrore shtetërore. Këto përfundime të autoriteteve të Malajzisë janë mohuar nga Koreja e Veriut, e cila ka kërkuar lirimin e dy grave.

Sakaq, nen masa të larta sigurie vijon të ruhen ambientet e morgut ku po mbahet trupi i Kim Jong Nam. Sipas mediave malajziane, policia ka patur të dhëna që dikush kishte planifikuar të hynte fshehurazi në morg./ TV KLAN