Autoritetet kanë shoqëruar disa persona në ambientet e Komisariatit të Lezhës, mes tyre edhe familjarë e të afërm, në përpjekje për të identifikuar autorët e ekzekutimit të Aleksandër Ndokës. 

48-vjeçari u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të shtune pranë banesës së tij.

Nga të dhënat e para, Ndoka dyshohet se u ekzekutua nga të paktën 2 persona, në momentin që po dilte nga makina për të shkuar në banesë.

Nërkohë, burime të

ABC News

konfirmojnë se viktima është qëlluar disa herë me kallashnikov. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja.

Forca të shumta policore dhe dy grupe të FNSH, të drejtuar nga prokurori kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa janë sekuestruar pamjet e bizneseve përreth.

48-vjeçari ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Mësohet se para dy muajsh Ndoka ishtë emëruar kryetar i IKMT në Shkodër. Ai merrej gjithashtu me një biznes privat.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa vetë viktima nuk rezulton me precedentë penalë./tvklan.al