Një ngjarje tragjike e ndodhur një vit më parë në Minesota të Shteteve të Bashkuara është rikthyer në vëmendjen e publikut, pas publikimit të pamjeve që tregojnë vrasjen një 32-vjeçari me ngjyrë.

https://www.youtube.com//embed/z1ac7Zblqyk

Janë këto momentet tragjike të vrasjes Philando Castile, i cili u ekzekutua me katër plumba në sy të partneres dhe vajzës së vogël të çiftit.

Pamjet e publikuara të martën nga partnerja e 32 – vjeçarit, vijnë vetëm 4 ditë, pasi një gjykatë zhveshi nga çdo akuzë policin vrasës, nën argumentin se 32 – vjeçari Philando Castile u vra në kushtet e vetëmbrojtjes.

Në fakt, pamjet e bëra publike së fundmi tregojnë një tjetër version të ngjarjes. Në video dëgjohet se Yanez, polici, e informon 32 vjeçarin se një nga dritat e frenave nuk punon  dhe në vijim i kërkon patentën. 32 – vjeçari zgjatet të marrë patentën dhe ndërkohë informon policin se në makine ka një armë zjarri me leje. I kapur nga paniku, polici nis të bërtasë duke i thënë 32 – vjeçarit të mos e nxjerrë armën.

Vetëm pak sekonda me vonë dëgjohen katër të shtëna dhe britmat e partneres se viktimës. Pak minuta më vonë, vajza e viktimës shihet që nxirret nga makina nga një tjetër polic.

Pamjet kanë hedhur dritë të re mbi vrasjen e 32 – vjeçarit të pafajshëm për të cilin nuk u dënua askush. Deri tani, ndër masat e marra pas vrasjes që ka zemëruar me miliona njerëz në botë është vetëm shkarkimi i policit vrasës.

 

Tv Klan