Me 27 vite burg është dënuar nga Gjykata e Lezhës Alfred Nikolli, i cili vrau nëntorin e vitit të kaluar parukieren Etleva Ndoka, me të cilën kishte edhe një lidhje jashtë martesore.

Ndërsa Gjok Nikolli i cili ka përkrahur autorin, duke e larguar nga vendi i krimit, u dënua me një vit burg. Një vit më parë, Alfred Nikolli hyri me pistoletë në dorë në parukerinë e Etleva Ndokës dhe qëlloi mbi të dy herë.

28 –vjeçarja, nënë e një vajze të mitur, u transportua menjëhere drejt spitalit të Lezhës por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas hetuesve, mes autorit dhe viktimës ka patur një lidhje intime. Për lidhjen jashtë martesore të Etlevës me 31-vjeçarin, kishin dijeni edhe të afërm e miq të tyre, të cilët thanë se Nikolli e kishte ndihmuar 28-vjeçaren që të hapte parukerinë. 

Etleva Ndoka i ka kërkuar që të ndahen, por Alfred Nikolli nuk ka pranuar dhe ka vendosur të hakmerret. Ai u arrestua vetëm disa orë pas ngjarjes, i fshehur në një përrua në drejtim të Kallmetit.

Tv Klan