Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thënë se shpejt ai do propozoj një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”. Deklaratat Tahiri i ka bërë pas homazheve për policin e rënë në detyre, në Kamëz, mbrëmjen e djeshme.

Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si “plagosje” apo “vrasje”. Vetëm vitin e kaluar, në 2015, janë gati 800 rastet e shtetasve që janë arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Pra gati 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë. Dhe janë gati 150 të tjerë që kanë bërë aksident dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas edhe viktima dhe të plagosur. Unë mendoj që në këtë mënyrë të të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara. Sepse nga këta 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare

”, deklaroi ministri.

Sipas tij nëse nuk bëhen këto ndryshime, Shqipërisë do t’i kthehen rrugët në “arenë lufte”./tvklan.al