Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Kristjan Marinaj. 42-vjeçari nga Puka dyshohej si bashkëpunëtori i ish-deputetit Mark Frroku, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel ne vitin 1999.

Marinaj është gjykuar në mungese pasi prej gati 2 vjetësh ai është shpallur në kërkim per akuzën e vrasjes. Sipas togave të zeza të cilat kanë lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, akuza e ngritur nga prokuroria nuk provohet.

16-vite burg pati kërkuar prokuroria në konkluzionet e saj duke sjellë si prova disa dëshmi të personave që kanë qenë dëshmitarë okular dhe disa efektive policie. Këto dëshmi nuk janë marrë në konsideratë nga gjykata dhe nuk mjaftojnë për të dënuar Marinaj.

Të mërkurën prokuroria pritet të lexojë pretencën për ish-deputetin Frroku. Pavarësisht kërkesës së prokurorisë dy të akuzuarit kanë mohuar akuzën e ngritur./ TV KLAN