Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ngjarjen e nëntorit të vitit të kaluar, ku në parkimin e një restoranti në Linzë, mbeti i vdekur 30 – vjeçari Enton Nika.

Sipas prokourorëve, viktima është qëlluar me një plumb në kokë nga Emiljano Tasho. Mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Në gjyq ka përfunduar dhe Mirsad Kuçana, ish-polic në Durrës edhe ky i akzuar për të njëjtën vepër penale.

Për të njëjtën akuzë do të gjykohen në mungesë edhe shtetasit Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani, të cilët akuzohen se e kanë dhunuar Nikën përpara se ai të vritej.

Erjon Biraça do të gjykohet për akuzën e përkrahejs së autorit të krimit, pasi për disa ditë strehoi në shtëpinë e tij, Emiljano Tashon.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar e provuar se shtetasit Martinaj, Tasho, Hasani dhe Kuçana janë përplasur fillimisht fizikisht me viktimën dhe mikun e tij Ismet Gaxherri, në parkingun e lokalit në pronësi të këtij të fundit.

Disa prej agresorëve kanë nxjerrë armë pistoletë dhe në përleshje e sipër, ka mbetur i vdekur me plumb në kokë 30 – vjeçari Nikaj.

Nga pamjet fimike të kamerave është faktuar se Nikaj është qëlluar nga i pandehur Emiljano Tasho.  Pas arrestimit te 28-vjecari u zbardhën dhe dy ngjarje të tjera kriminale në Tiranë.

Tasho ishte autor i plagosjes së Xhevahir Shabanit në rrugën “Hoxha Tahsim” korrikun e kaluar dhe i grabitjes së një marketi.

Tv Klan