FlMAUR yMERIProkuroria e Tiranës dërgon në gjykatë dosjen për ngjarjen me dy viktima në Selitë. Akuza kërkon masën e arrestit me burg për Flamur Ymerin për vrasjen në kapërcim të kushteve të vetëmbrotjes, për të cilën rrezikon dënimin deri në 7 vjet burg dhe armëmbajtje pa leje.

Zyrtarisht mësohet se kërkesa për caktimin e masës së sigurisë, me arrest me burg, është bërë në bazë të akteve paraprake.

Prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore iu është dashur të rikthehen në vendin e ngjarjes përpara se të formulonin akuzat.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur të tjera prova të cilat ngrenë dyshime të arsyshme që lidhen me shkaqet, motivet dhe dinamikën e ngjarjes.

Kjo thuhet qartë dhe në njoftimin zyrtarë të Prokurorisë, ku theksohet se pritet përgjigjja e analizave të tjera balistike nga laboratori kriminalistik për disa gëzhoja të tjera që janë gjetur në shtëpinë e autorit të vrasjes së dyfishtë.

Pas një analize të gjatë prokurorët kanë vendosur të çojnë brenda afatit të 72 orëve, Flamur Ymerin në gjykatë deri në pritje të provave të tjera të cilat nuk dihet ende nëse do të rëndojnë pozicionin e biznesmentit të ndëritmit apo do ta shfajesojnë atë nga akuza e vrasjes, me të cilën u legjetimua dhe arrestimi i tij nga policia e Tiranës pak orë pas ngjarjes.

Flamur Ymeri pritet të dalë të shtunën para gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.

Tv Klan