Nuk e njihja Ergys Gjioveshajn, gjithçka nisi pas një konflikti banal brenda lokalit. Kështu mësohet të ketë deklaruar Gani Tozaj një nga të arrestuarit për vrasjen e ndodhur në zonën e “ujit të ftohtë” në Vlorë mbrëmjen e së enjtes. 19-vjecari u ka thënë oficereve se viktima ishte afruar pranë tavolinës ku ai ndodhej me mikun e tij Arianit Kondi duke i fyer dhe goditur. Mes tyre ka pasur një përpalsje fizike dhe më pas ishte Arianit Kondi që nxorri nje pistolete duke qëlluar në drejtim të 33-vjecarit.

Këtë variant e mbështet edhe prokuroria. Tv Klan mësoi se edhe njëri nga personat që shoqëronte viktimën nxori një pistolete dhe qëlloi në drejtim të Tozajt dhe Kondit, por këta u larguan duke përfituar nga errësira. Në vendin e ngjarjes u gjetën 22 gëzhoja të 3 armëve të ndryshme, një pistoletë tip Magnium. Viktima kishte 6 plagë në trup. 19-vjeçari Gani Tozaj u arrestua mëngjesin e së premtes në shtëpinë e vëllait të Arianit Kondit, i cili është shpallur në kërkim.

 Madje ai ishte me të njëjtat rroba, pasi kudo kishte shenja gjaku. Në ngjarjen e 20 prillit mbetën të plagosur edhe tre persona, një 28 – vjeçar që punonte si muzikant në lokalin e natës, një 26 – vjeçar klient dhe një 33 – vjeçar kamerier. Viktima Ergus Gjioveshaj kishte dy muaj që ishte liruar nga burgu për një vrasje të kryer në vitin 2001.

Tv Klan