Gjykata e Durrësit la në arrest me burg dy vëllezërit Kostandin e Kujtim Ekonomi, të akuzuar për vrasjen e 60 vjeçarit Agim Arapi, mbrëmjen e 11 prillit.

Dy vëllezërit ushtruan dhunë fizike ndaj Arapit, pronar i dyqanit fqinj me picerinë e tyre. Shkak për konfliktin u bë një përplasje mes palëve, për qiranë prej 15 mijë lekësh të reja të një tubi aspirimi të picerisë së vëllezërve që kalonte përmes dyqanit të viktimës.

Ky i fundit sipas policisë ndërroi jetë për shkak të goditjeve që kishte pësuar në zemër.

Gjykata cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për ta. Avokatët mbrojtës kërkuan si masë sigurie arrest shtëpie dhe garanci pasurore, për dy vëllezërit.

Por gjykata vlerësoi te ligjshme kërkesen e prokurorit Bledar Bejko, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes. Dy vëllezërit, Kujtim e Kostandin Ekonomi u arrestuan menjeherë pas ngjarjes megjithëse tentuan tu shmangeshin postblloqeve të policisë.

Tv Klan