Kostandin Xhuvani u dënua në vitin 2011 për vrasjen e shokut të tij, Alfred Musabelli, një dënim me 2 vjet burg pasi Prokuroria dhe Gjykata njohën versionin se ai kishte reaguar për vetëmbrojtje, por duke kaluar kushtet e vetëmbrojtjes.

Emri i tij u përmend nga policia edhe gjatë aksionit antikanabis në Lazarat, si një ndër personat që po u rrezistonin forcave të rendit.