Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Aleksandër Bardhit, në fshatin Shëndëlli të Sarandës.

25 – vjeçari Fernando Deda dhe 15 – vjeçari me iniciale Gj.A akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin,  mbrëmjen e së shtunës ekzekutuan më automatik 47 – vjeçarin Aleksandër Bardhi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 15 – vjeçarit, policia gjeti një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet se është arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.

Dy autorët e dyshuar akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, për motive të dobëta.

Ndërkohë një ditë më parë policia arrestoi gjithashtu 38 – vjeçarin Eduard Gjonaj, si i implikuar në vrajen e Bardhit. /tvklan.al