Një grua është vetëdorëzuar në polici dhe ka deklaruar se ka vrarë katër fëmijët e saj duke i hedhur në kova të mbushura me beton.

Japonezja Mayumi Saito u tha autoriteteve në Osaka, se i kishte lindur dhe më pas vrarë fëmijët mes viteve 1992 dhe 1997.

53-vjeçarja u arrestua menjëherë, ndërsa u shpreh se i kishte kryer vrasjet për shkak të pamundësisë për t’u kujdesur për të vegjlit.

Sipas “DailyMail”, hetuesit gjetën në shtëpinë e Saitos 4 kova me beton në një dollap. Skanimet e para tregojnë që secila prej tyre mban skeletin e një fëmije.

Sipas mediave lokale është e paqartë arsyeja që çoi Mayumi Saito të vetëdorëzohej tani.

/tvklan.al