Një burrë i martuar i cili vrau dashnoren e tij dhe fshehu trupin e saj për 17 vjet, do të lirohet nga burgu vitin e ardhshëm.

Kevin Doherty 57 vjeç u shpall fajtor për vrasjen e Jane Harrison 32 vjeç. Ai vazhdimisht mohoi vrasjen e saj, megjithatë një gjykatë në Londër e dënoi me 12 vite burgim në fillim të vitit 2013.

Por, teksa ka bërë pothuajse gjysmën e dënimit, ai do të lirohet nëntorin e ardhshëm. “Daily Mail” shkruan se ky vendim i gjykatës ka shkatërruar familjen e viktimës.

Kevin Doherty kishte lidhje jashtë martesore me 32-vjeçaren dhe pasi e vrau, trupin e saj e fshehu për 17 vite duke mbajtur shpresat se ishte ende gjallë. Jane Harrison u zhduk në qershor të vitit 1995. Në akuzën e saj, Prokuroria ka thënë se Doherty e vrau dhe trupin e viktimës e mbylli në një garazh. Të nesërmen e raportoi të vdekur dhe gjatë 17 viteve të afërmit shpresonin se 32-vjeçarja do të gjendej e gjallë.

/tvklan.al