Interpol Tirana ka esktraduar një të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave 17 vite më parë.

Policia tha në një komunikatë se është ekstraduar nga Athina Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 2002 për vrasje me dashje. Gjykata e Lartë e dënoi me 16 vjet dhe 8 muaj në burg, për vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

Në tetor të vitit 2000, Marku ka vrarë me armë zjarri (automatik) personat me inicialet B. A dhe B. Z. në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit – Lezhë.

Pas kapjes dhe arrestimit në Athinë, Marku iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /tvklan.al