Një nënë nga Karolina e Veriut vrau dy fëmijët, gruan me të cilën burri i saj kishte një lidhje dhe më pas veten. Ngjarja tronditëse ndodhi muajin e shkuar, por së fundmi ka dalë në dritë një letër, të cilën ajo kishte shkruar përpara se të kryente krimet e tmerrshme, në adresë të bashkëshortit të saj.

Detajet e reja u bënë publikë pasi hetuesit publikuan të dhënat e dosjes hetimore, për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 13 Korrik, nga Jessica Edens. Ajo vrau fëmijët e saj Hayden 9 vjeç, Harper 5 vjeçe, si dhe 28 – vjeçaren Meredith Rahme.

Jessica Edens

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, 36 – vjeçarja Edens dhe bashkëshorti i saj Ben ishin në mes të procedurave për t’u divorcuar, kur ajo thuri planin makabër për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit, duke i vrarë të dashurën e re dhe fëmijët.

Hetuesit zbuluan se Jessica e kishte telefonuar dy herë Ben më 13 Korrik, një herë gjatë kohës që kishte vrarë djalin dhe vajzën e më pas përpara se të vetëvritej.

Ajo kishte bërë një plan. U bind për ta vënë në zbatim dhe e bëri. E gjithë kjo ngjarje është tragjike për familjen dhe po përpiqemi që t’i japin çdo përgjigje që meritojnë. Kjo është dhe arsyeja përse po i bëjmë publike këto të dhëna”

, thanë autoritetet për rastin në fjalë.

Në bisedën e saj të fundit me Ben Edens, gruaja i tha:

“Të gjithë ata që ti do nuk janë më. Më dëgjon? Po shkoj dhe unë”.

Meredith Rahme

Hetimet konfirmuan se Jessica Edens vrau 28 – vjeçaren Rahme me një armë të kalibrit 40 në garazhin e ku gruaja jetonte. Më pas udhëtoi me makinë deri në Greenville – Pickens ku qëlloi dy fëmijët që kishte në sediljen e pasme të jeep -it dhe më pas veten.

Tre letra u gjetën në makinën e gruas.

“Për prindërit dhe motrën time, më vjen keq për dhimbjen që po ju shkaktoj. Keni qenë gjithnjë aty për mua dhe ju dua shumë. E di që ajo që kam bërë është egoiste, por nuk mund të jetoj më me këtë dhimbje”,

shkruante ajo në një prej letrave drejtuar familjes së saj.

Ndërsa për bashkëshortin, Jessica shkruante:

“Më ke shkaktuar dhimbjen më të madhe në jetë. I ke shkaktuar dhimbje fëmijëve tanë. Të urrej. Shpresoj që të digjesh në ferr për atë që na ke shkaktuar mua dhe fëmijëve. Nuk mund të na lëndosh më. Jemi në paqe. Shpresoj që të jetosh me dhimbjen, turpin dhe fajin gjatë gjithë jetës tënde

“./tvklan.al