majlindaGjykata e Tiranës dënon me 35 vjet burg Ndriçim Ballën, i cili akuzohet për vrasjen e Majlinda Hoxhës në zonën e ish- Bllokut.

Kjo gjykatë ka pranuar pretencën e Prokurorisë së kryeqytetit, e cila kërkoi 35 vjet burg për Ndriçim Ballën

Nënoficeri Balla akuzohet për vrasjen e 9 Shtatorit në Bllok, ku mbeti e vrarë aksidentalisht Majlinda Hoxha dhe u plagos Elton Fusha, ky i fundit ishte objektivi i atentatit.

Vrasja ndodhi në lokalin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i cili ishte në pronësi të bashkëshortit të Hoxhës dhe Fusha e kishte marrë me qera.

Motiv i vrasjes ishte bërë një borxh që pronari i lokalit i kishte autorit pas punëve të kryera në këtë objekt.

Tv Klan