Një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje nga Gjykata e Gramshit, u ekstradua nga zyra e Interpol Tiranës nga Roma.

Almir Haruni, 42 vjeç, nga Gramshi, me 6 gusht të vitit 1997, sipas policisë ka vrarë me dashje për motive të dobëta një person me inicialet G. B.

Për këtë ngjarje, ai është dënuar nga Gjykata e Gramshit me 18 vite burg, për akuzat e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Haruni është arrestuar në vitin 2007 në Itali për veprën penale të “Trafikut të Drogës”. Pas vuajtjes së dënimit, në këtë vend, ai është ekstraduar në drejtim të Shqipërisë, ku edhe iu dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Tv Klan