Nën masa të rrepta siguria Alfred Nikolli u shoqërua për në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë për vrasjen e ish-të dashurës së tij Etleva Ndoka, pak ditë më parë në një parukeri, në qendër të Lezhës.

Për arsye sigurie në sallë nuk u lejuan as familjarë të tij dhe as të viktimës. 32-vjeçari ishte i shoqëruar vetëm nga avokati që kërkoi seancë me dyer të mbyllura për tu ruajtur sekretin hetimor.

Veç të dhënave personale Nikolli nuk preferoi të japë detaje për vrasjen e 28-vjeçares me të cilën kishte një lidhje intime.

“Nuk jam ne gjendje të flas”

 

etleva-dhe-alfredi-680x365_c

Në heshtje ai ka pranuar krimin dhe masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga gjykata e Lezhës.

Alfred Nikolli qëlloi për vdekje Etleva Ndokën paraditen e së premtes, pas një debati në parukerinë e kësaj të fundit.

31-vjeçari i tha policisë se krimin e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër pasi 28 vjeçarja e kishte refuzuar rilidhjen me të dhe e kishte ofenduar./ TV KLAN