Pas 7 vitesh në arrati policia ka mundur ta arrestojë. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Vladimir Baku, nga Elbasani. Në 14 prill të vitit 2009 ai është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 18 vjet burg.

 

Në foto Vladimir Baku

Vladimir Baku

Sipas vendimit, Vladimir Baku është autori i vrasjes së Florenc Zhguni, ngjarje e ndodhur në 19 qershor të vitit 2006 në Selanik të Greqisë.

Ai është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa më pas i është dorëzuar policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme./tvklan.al