Një konflikt për një sipërfaqje tokë që vijonte prej vitesh duket se është bërë shkak për vrasjen e ndodhur ditën e sotme, në fshatin Perlat i Epërm të Mirditës.

Dy kushërinjtë, viktima, 52 – vjeçari Mark Dodaj dhe autori i kësaj ngjarje, 39 – vjeçari Ilir Doda, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Por Doda nuk e ka lënë me kaq dhe ka vajtur në banesën e tij, ku ka marrë armën dhe është rikthyer tek parcelat, ku kishte nisur sherri.

39 – vjeçari ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj Dodaj, cili mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi të mbijetonte.

Më pas Doda, me armën e krimit me vete është fshehur në banesën e tij. Ai u rrethua nga forca të shumta policore, si dhe dy grupe të FNSH -së dhe pas rreth 1 ore negociata, pranoi të dorëzohej.

Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestrua edhe arma e krimit. /tvklan.al