Një tentativë për të grabitur një banesë në Selitë të Tiranës ka rezultuar fatale për dy të rinj, të moshave 22 dhe 27 – vjeç.

Ka qenë ora 8 e 30 e mëngjesit kur Flamur Ymeri, pronari i një vile dykatëshe pranë nënstacionit ka hyrë në shtëpi dhe brenda dhomës së gjumit ka gjetur dy të rinjë me maska dhe të armatosur.