Një autokolonë e NATO-s është sulmuar në provincën jugore të Kandaharit në Afganistan duke shkaktuar disa të vdekur, thotë aleanca ushtarake, por nuk konfirmon numrin e viktimave.

Ndërkohë, Pentagoni ka pohuar se mes të vrarë janë edhe dy ushtarë amerikanë.

Autokolona ushtarake u sulmua pasditen e sotme gjatë patrullimit në Kandahar. Autoritetet afgane thonë se një kamikaz sulmoi një prej makinave të autokolonës që ishte e mbushur eksploziv.

Ai hodhi veten në erë duke shkaktuar edhe shpërthimin e automjetit. Mediat lokale njoftojnë se pas këtij sulmi qëndron grupi terrorist i talebanëve. /

tvklan.al