Një 13- vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ka qenë në orën e edukimit fizik. Të rinjtë ishin duke luajtur me shpata, por në një moment shoku i tij e gjuan me shpatë në trup, dhe fatkeqësisht goditja ishte fatale.

 Nxënësi 13-vjeçar, i quajtur Guo Sheng, u qëllua gjatë orës së mësimit. Edhe pse ngjarja u konsiderua si një incident nga autoritetet e shkollës dhe policia, por familjarët e tij nuk u pajtuan me këtë vendim.

Sipas të përditshmes Beijing Daily, shpata i përkiste një studenti, i njohur si Li, i cili studion në një shkollë të mesme në Changning, Provinca Hunan.

Li ishte duke luajtur me Guo mëngjesin e 12 Dhjetorit. Guo kishte ndërruar jetë kur prindërit e tij mbërritën në shkollë. 

/tvklan.al