Një 23-vjeçar shqiptar në Athinë është vrarë në lagjen Exarchia pak para mesnatës mes së mërkurës dhe të enjtes.

Viktima është me dokumente greke, por me origjinë shqiptare. Sipas mediave helene, i riu u qëllua me 5 thika dhe u dërgua në spital në gjendje të vdekur. Sipas dyshimeve të policisë, kanë qenë dy persona që e sulmuan dhe goditën me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

CNN grek shkruan se motivet e krimit dyshohet të jenë prishjet e pazareve të drogës. Policia greke është duke zhvilluar hetimet për këtë ngjarje kriminale, për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

/tvklan.al