Një konflikt i çastit i ka marrë jetën pasditen e sotme një 28-vjeçari, në fshatin Topojan të Këlcyrës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është Elidian Pashaj.

Ai  mësohet se u qëllua për vdekje me armë gjahu nga 65-vjeçari Kujtim Bejollari me banim në Durrës.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al