Ishte ora 6:15 minuta e mëngjesit të së martës, kur një breshëri automatiku është derdhur mbi këtë kamion që mblidhte qumështin e bagëtive në Torovicë të Lezhës.

Për pasojë mbeti i vrarë në vend 26-vjeçari, Ajet Qokthi nga fshati Trush i Shkodrës. Ai ndodhej pasagjer në automjetin e drejtuar nga kushëriri i tij.

vrasja-torovice.1jpg

Rrethanat në të cilat ndodhi krimi janë ende të paqarta, por dyshohet se autori i vrasjes nuk ka qenë i vetëm. Kamioni ka lëvizur edhe 50 metra të tjera dhe më pas ka ndalur. Drejtuesi i tij me iniciale A.Q. ka lajmëruar policinë e cila është vënë në ndjekje të autorëve.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje personin që i shpëtoi atentatit, por të dhënat për identifikimin e autorëve kanë qenë të pakta.

WhatsApp Image 2016-09-27 at 8.54.35 AM

Pista kryesore është ajo e grabitjes. Autorët kanë pasur dijeni për itinerarin e kamionit të qumështit dhe kanë tentuar ta grabisin. Dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të tij për ta ndalur. Një grabitje e ngjashme u ka ndodhur kushërinjve edhe 3 vjet më parë.

Gjithsesi policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi që kanë të bëjnë me konkurrencën, konflikteve ose ndonjë hakmarrje të mundshme. Për të zbardhur marrëdhëniet e kushërinjve Qokthi, policia e Lezhes po bashkëpunon edhe me me policinë e Shkodrës.

Tv Klan