Drejtori i OSHEE Vlorë dhe një biznesmen kanë mbetur të vdekur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës pasi u qëlluan me breshëri automatiku, në një lokal në “Sheshin e Flamurit”.

I vrarë në vendngjarje ka mbetur drejtori i OSHEE-së Vlorë, Roland Saliu, 44-vjeç, ndërsa pak minuta më vonë në spital ka ndërruar jetë edhe biznesmeni Erven Hyseni, 40-vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe i televizionit “Vlora”.

Roland Saliu, drejtor i OSHEE Vlorë

Roland Saliu erdhi në detyrë si drejtor i OSHEE-së Vlorë në nëntor 2015-ës.

Erven Hyseni, biznesmen

Autorët raportohet se kanë qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Policia ka ngritur post-blloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës dhe ka konfiskuar pamjet e kamerave të sigurisë në lokal.

Tvklan.al sjell foto dhe video nga vendngjarja./tvklan.al

https://youtu.be/SY-5CuU9jHk