Një 39 vjeçar u vra në Elbasan pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes në “Haxhias” në vendin  e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”.

Renald Pulaku mbeti i plagosur nga goditjet me thikë, por ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të rënda.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe u vunë në ndjekje të autorit. Edvin Gjini autori i krimit u arrestua disa orë pas krimit.

Nga hetimet mësohet se viktima dhe autori kane shkëmbyer fjalë fyese me njëri- tjetrin për arsye ende tëpanjohura.

Mëpas në debat e sipër Edvin Gjini nxori thikën dhe e goditi disa herë Renald Pulakun.

Tv Klan