Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën. Një gazetare investigative që akuzonte qeverinë për korrupsion ka humbur jetën pas një atentati me bombë. Ende nuk dihet se kush qëndron pas kësaj ngjarje.

Një gazetare në Maltë, 53 – vjeçarja Daphne Caruana Galizia, ka humbur jetën pas shpërthimit të makinës me të cilën po udhëtonte.

Nuk është e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin, por gazetarja e kronikës kishte marrë sëfundmi kërcënime për vdekje saqë kishte bërë dhe denoncime për këto raste disa ditë më parë. Galisia kishte marrë pjesë në investigimet për skandalet financiare si “Panama Papers” dhe “Malta Files”.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, policia ka identifikuar mjetin e 53-vjeçares pasditën e së hënës.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë ka nxjerrë makinën jashtë rrugës. Gjithashtu edhe trupi i viktimës është gjetur jashtë mjetit që po udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg banesës së gazetares.

Galisia ishte reportere e psecializuar në gazetarinë investigative dhe njihej për akuzat e saj për korrupsion kundër kryeministrit të Maltës, Jozef Muskat. Sipas 53-vjeçares, pas kompanisë së karburantit “Egrant”, e cila u përfshi në skandalin e “Panama Papers”, qëndron bashkëshortja e kreut të qeverisë.

Ndërkohë, autoritetet nuk bëjnë me dije se kush mund të qëndrojë prapa këtij atentati. Ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Vrasja e gazetare ka ngjallur polemika brenda dhe jashtë vendit.

“Të gjithë e dinë që Galisia ishte shumë kritikuese ndaj meje, por asnjë nuk mund ta justifikojë këtë akt barbar”,

shkruan kryeministri i Maltës në një mesazh në Twitter. Ndërsa më tej shton: “

Ky është një sulm i sëmurë ndaj një qytetari dhe lirisë së shprehjes”

. Gjithashtu edhe president i Maltës ka shprehur ngushëllimet për bashkëshortin dhe vajzën e viktimës.

/ABC News