Policia fshat

Një 30-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërsa është plagosur bashkëshortja e tij, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ndodhi në mesditë në fshatin Lufaj në Kurbenesh të Mirditës.

Viktima është identifikuar si Roland Kaçorri, 30-vjeç, ndërsa gruaja e tij është në gjendje të rëndë.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit të Rrëshenit ndërsa e plagosura është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar si Azem Uka dhe sipas policisë është person i shpallur në kërkim.

Dyshohet se autori dhe viktima janë banorë të të njëjtit fshat dhe se mes tyre ka patur një konflikt të mëparshëm.

Nuk dihet ende nëse shkaqet që çuan në vrasje mund të lidhen me këto konflikte.

Tv Klan