vrajsaa

Një 26 -vjeçar u qëllua për vdekje me kallashnikov në rrethana ende të paqarta, pasditen e se martës, në malin e Shashicës, në Vlorë. Viktima është Daniel Likaj, banor i fshatit Lapardha.

Burime zyratre të policisë thanë se i riu ka qenë në shoqërinë e dy miqve të tij kur tre persona të tjerë, të armatosur, u kanë dalë në rrugë dhe pas një grindje të çastit kanë qëlluar ndaj tij.

Ky është versioni që kanë dhënë për blutë e Vlorës dy miqtë e viktimës. Këta të fundit thanë se grindja kishte nisur pasi autorët i kishin akuzuar se kishin kaluar në tokën e tyre.

Por policia dyshon nëse mund të jetë ky shkaku i vërtetë i ngjarjes së rëndë. Burime nga blutë e Vlorës thanë se dyshohet që konflikti të jetë shkaktuar nga ndonjë pazar i prishur mes të rinjve. Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

TV KLAN