policia2013Një vrasje me armë zjarri është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Bukpalaj të Malësisë së Madhe.

Viktima është 63 – vjeçari, Pashko Mujaj.

Ai është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij ndërsa mendohet se vrasja është kryer gjatë mbrëmjes së kaluar.

Policia e Shkodrës thotë se ende nuk dihen autorët, ndërsa mësohet se po heton në disa pista për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Tv Klan