Një shqiptar i Maqedonisë është ekzekutuar këtë të hënë në plazhin e Strugës.

Viktima është Dilaver Bojku nga fshati Velesta. Ai u vra nga persona ende të paidentifikuar, rreth orës 17:00 teksa ndodhej në plazhi “Akva Blu”, që menaxhohej prej tij.

Sipas mediave maqedonase, Bojku u dërgua në spital me plagë të rënda, por nuk mund të mbijetojë duke ndërruar jetë.

Stefan Dimovski, zëdhënës i Departamentit të Punëve të Brendshme të Ohrit, e konfirmoi lajmin për agjencinë e lajmeve “MIA”, ndërsa theksoi se për ngjarjen kanë nisur hetimet. 

Kush është Dilaver Bojku?

Dilaver Bojku njihej ndryshe me nofkën Leku dhe mori famë 15 vjet më parë si “bosi i prostitucionit në Ballkan”. Ai kishte qenë i dënuar me 3 vite e 8 muaj burg për akuzën e prostitucionit.

Pas dhënies së vendimit Bojku ishte arratisur nga Maqedonia, për t’u ekstraduar më vonë nga Mali i Zi.

Mediat maqedonase shkruajnë se vitet e fundit ai iu ishte futur biznesit të hoteleri – turizmit./tvklan.al