aksident

Një 24 – vjeçar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në Hajlel të Vaut të Dejës. Luigj Gjegji po kthehej nga Rinasi, për në banesën e tij, kur është gjendur nën breshërinë e plumbave.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës.

I riu, sipas policisë lokale, po kthehej nga aeroporti, pasi kishte përcjellë të emën për në Greqi. Por gjatë rrugës së kthimit, persona ende të paidentifikuar, qëlluan në drejtim të automjetit, duke e lënë Luigj Gjergjin të vdekur në vend.

Pasi u qëllua, 24 – vjeçari ra në ujë, në një kanal anësor të rrugës. Ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip Audi me targa greke, kur u ekzekutua.

Ishin banorët e zonës që pasi dëgjuan krismat njoftuan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.

Dhjetra gëzhoja kallashnikovi u gjetën përgjatë aksit ku ndodhi vrasja. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar viktimën derisa janë bindur që e lanë të vrarë.

Pranë vendit të ngjarjes ndodhej një banesë e pajisur me kamera sigurie dhe policia shfrytëzoi këtë rast për mundësinë e një zbulimi.

Tv Klan