itali-vrasja

Pasi ndoqi të shoqen, ai e gjeti atë në makinën e një tjetri. Tashmë, i bindur për lidhjen e tyre dhe i verbuar nga xhelozia, 52 – vjeçari Alesandro Palermiti qëlloi për vdekje me thikë një 40 – vjeçar, me origjinë shqiptare që jetonte në Foxhia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, në provincën e Avelinos në Itali. 52 – vjeçari zbuloi makinën, ku gjendej e shoqja dhe 40 – vjeçari shqiptar me inicialet H.T në një parking, në një lagje në Ariano Irpino.

Pas konfliktit verbal mes tyre, 52 – vjeçari italian e qëlloi shqiptarin me thikë në bark. Ai ndërroi jetë menjëherë. Pas krimit, italiani mori të shoqen dhe u nisën me makinë drejt shtëpisë. Jo shumë larg zonës ku ndodhi krimi, ata u ndaluan nga një patrullë karabinierësh.

Më pas, hetuesit zbuluan trupin e pajetë të shqiptarit, të shtrirë mbi asfalt, pranë makinës së tij, të tipit benz mercedez.

Tv Klan