Zëdhënësi i ISIS, Abu Muhammad al-Adnani, është vrarë në veri të Sirisë. Lajmi është dhënë nga agjencia e lajmeve “Amaq”, e cila është e lidhur me organizatën ekstremiste.

Duke cituar një “burim ushtarak”, “Amaq” tha se Adnani është vrarë “gjatë inspektimit të operacioneve për zmbrapsjen e fushatave ushtarake në Alepo”.

Nuk është e qartë nëse ai u vra nga forcat tokësore, ose në ndonjë sulm ajror. Adnani thuhet se ka qenë njëri nga zyrtarët që ka shërbyer më shumë brenda Shtetit Islamik.

/tvklan.al